Secondary Adv

Punonjesit e lene jashte pages se luftes- DPT: Si te korigjoni gabimet ne formular

Një sërë punonjësish nuk kanë mundur të përfitojnë pagë e luftës për shkak se kanë bërë gabime në plotësimin e formularit.

 

DPT ka dhënë edhe një mundesi për këta qytetarë, duke sqaruar se tatimpaguesit, të cilët në formularin “Kërkesë për ndihmë financiare”, Paketa 1, kanë plotësuar gabim të dhënat e llogarisë bankare (emri i Bankës dhe/ose IBAN), për punonjësit e tyre, përfitues të ndihmës financiare, kanë mundësi t’i korrigjojnë ato, duke plotësuar të dhënat e sakta në formularin që kanë plotësuar më parë. Tatimet theksojnë se korrigjimi i të dhënave është i mundur vetëm për individët të cilëve iu është miratuar Kërkesa për Ndihmë Financiare dhe nga Bankat e nivelit të dytë nuk është procesuar kalimi i masës së përfitimit në llogaritë e individëve, për shkak të të dhënave të pasakta te llogarive bankare. 

 

Identifikimi i individëve për të cilet duhen korrigjuar emri i Bankës dhe/ose IBAN në Formular, është tepër i thjeshtë, pasi statusi i tyre i pagesës është Kthyer nga Banka për pasaktësi. Sipas drejtorisë së tatimeve, pas korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk do të jetë i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por do të vijohet menjëherë me procesimin e pagesës dhe kalimin e shumës prej 26.000 lekë në llogarinë e secilit individit përfitues./Burimi: Monitor 


Më të lexuarat