Secondary Adv

Miratohen shpronesimet ne Virua, Levan-Vlore dhe Ura e Vashes-Bulqize

 

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të pasdites së djeshme janë marrë disa vendime të rëndësishme lidhur me shpronësimet e trojeve dhe arrave për interes publik, shoqëruara nga VKM-të përkatëse.


Ja cilat janë zonat që shpronësohen dhe kompensohen sipas ligjit:


Viroi
“Sistemim i parkut të Viroit, rikonstruksion i rrugës në parkun e Viroit nga ana e qytetit, ndriçim i trotuarit në parkun e Viroit nga ana e qytetit”.
•    Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Gjirokastër
•    Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “sipërfaqe kullosore”, “objekt” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 7 194 853 (shtatë milionë e njëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e tetëqind e pesëdhjetë e tre) lekësh.
•    Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 7 194 853 (shtatë milionë e njëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e tetëqind e pesëdhjetë e tre) lekësh të përballohet nga fondi i shpronësimeve, në llogarinë e shpronësimeve në Bankën e Shqipërisë.
•    Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
•    Shpronësimi të fillojë në datën 20.4.2015.


Levan-Vlorë
Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “arë”, “truall”, “kullotë”, “erodive” dhe “kultura bujqësore”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 11 858 232 (njëmbëdhjetë milionë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e dyqind e tridhjetë e dy) lekësh, nga të cilat:
a) për tokë “arë”, “truall”, “kullotë”, dhe “erodive”, me sipërfaqe 17 945m2, me vlerën 9 666 850 (nëntë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë;
b) për “kultura bujqësore”, me vlerë 2 191 382 (dy milionë e njëqind e nëntëdhjetë e një mijë e treqind e tetëdhjetë e dy) lekë.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë “arë”, “truall”, “kullotë”, “erodive” dhe “kultura bujqësore”, prej 11 858 232 (njëmbëdhjetë milionë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e dyqind e tridhjetë e dy) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, (zëri “Shpronësime”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar).
Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.


Dalja e Urës së Vashës-Bulqizë
Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokë “arë”, “truall” dhe “objekte”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 5 239 726 (pesë milionë e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e njëzet e gjashtë) lekësh, nga të cilat:
a) për tokë “arë”, me sipërfaqe 3 719 m2, me vlerën 576 445 (pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind e dyzet e pesë) lekë;
b) për tokë “truall”, me sipërfaqe 1 060 m2, me vlerën 675 220 (gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e dyqind e njëzet) lekë;
c) për “objekte”, me vlerën 3 988 061 (tre milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtëdhjetë e një) lekë.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë “arë”, “truall” dhe “objekte”, prej 5 239 726 (pesë milionë e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e njëzet e gjashtë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës (zëri “Shpronësime”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar).


Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.


Më të lexuarat