Secondary Adv

Krijohet Keshilli i Investimeve, nisme konkrete per nxitjen e klimes se biznesit

 

Vendi ynë krijon, për herë të parë, Këshillin e Investimeve, me ndihmën e Bankës Evropiane për Rikostruksion dhe Zhvillim, një institucion ky që ka si qëllim nxitjen e veprimtarisë konkrete për përforcimin e klimës së biznesit në vend.


Nisma për Klimën e Investimeve dhe Qeverisjen (NKIQ) e BERZH shënoi një moment të rëndësishëm me lançimin e Këshillit të Investimeve të Shqipërisë, një institucion që ka si qëllim zhvillimin e dialogut publik privat dhe nxitjen e veprimtarisë konkrete për përforcimin e klimës së biznesit në vend.

I pranishëm në lançimin e këtij Këshilli Kryeminstri Edi Rama u shpreh se, “krijimi i këtij Këshilli Investimesh është një tjetër moment i rëndësishëm i një përpjekje të filluar 18 muaj më parë për ta vlerësuar sa më mirë, sa më shpejt dhe më thellë, problematikën komplekse të të bërit biznes në Shqipëri”.
Rama u shpreh se , Shqipëria ka një eksperiencë mjaft pozitive, me Këshillin Ekonomik Kombëtar ku, theksoi se, “kemi krijuar kushtet për një bashkëveprim së bashku me komunitetin e biznesit, institucionet financiare dhe një përfaqësi të dhomave të tregtisë dhe biznesit, në mënyrë që ta adresojmë sa më drejtë zgjidhjen e problemeve të ekonomisë tonë”.


Rama: Së shpejti miratohet ligji i ri për investimet
Kryeminstri Edi Rama theksoi gjatë fjalës së tij se së shpejti qeveria do të miratojë ligjin e ri të investimeve. Kreu i qeverisë u shpreh se, “ligji i ri për investimet është një bazë e re që zgjeron hapësirën dhe lirinë e të investuarit, por dhe rrit parashikueshmërinë në procesin e investimit dhe shton mbështetjen që shteti merr përsipër t’u japë investitorëve. Jemi në diskutim intensiv për të detajuar çdo element të këtij ligji të ri dhe jemi të bindur që përmes tij do të kemi një kapitull të ri për investimet dhe investitorët në Shqipëri”.
Sipas kryeministrit Rama, “realizimi i objektivit të përcaktuar të rritjes ekonomike, do të sjellë stabilizimin e ekonomisë tonë dhe një bazë të re rritjeje të qëndreushme në vitet në vijim. Jemi të inkurajuar nga fakti se ky proces i rritjes së qëndrueshme po vjen si rezutat dhe i transformimit të modelit tonë eknomik. Nga një model ekonomik i shteruar, që bazohej tek dërgesat e remitancave të emigrantëve dhe bumi i ndërtimeve, në një model ekonomik që është i fokusuar tek burimet e reja të rritjes së orientuar kryesisht nga prodhimi”.


Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot një nisëm të re për rritjen e investimeve në bujqësi. “Së shpejti do të bëjmë publike një nisëm të re për të zgjeruar gamën e financimit të bujqësisë dhe për të krijuar kushte për fermerët, duke e vendosur qeverinë në rolin e ndërmjetësit. Duam ta bëjmë shumë herë më të aksesueshëm sistemin bankar dhe ta vendosim qeverinë në bashkëpunim me BERZH-in në rolin e garantit.
Rousso: Shqipëria është vendi i parë që BERZH do të asistojë në këtë sektor
Ndërsa Alan Rousso, Drejtori i Përgjithshëm për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Partneritetin i BERZH, u shpreh gjate fjalës së tij se, “Shqipëria është vendi i parë që BERZH do të asistojë në këtë sektor”.
“Në vitin 2014 kemi parë të gjitha përmirësimet dhe ecuriën e Shqipërisë në fushën e ekonomisë. Nevojitet parneritet i shteti me sektorin privat për të përballuar sfidat. Këshilli i Investimve do të sigurojë më shuëm dialog në sektorin privat, do të ofrojë ekspertizë dhe do të ndjekë hapa pas hapi ecurinë e reformave”, tha Rousso. Ai shtoi se, qeveria shqiptare nëpërmjet aksionit të saj po tregon angazhim që ka edhe në rrugën drejt integrimit europian”.


Shqipëria krijon Këshillin e Investimeve me ndihmën e BERZH
Këshilli i Investimeve të Shqipërisë, është një institucion që ka si qëllim zhvillimin e dialogut publik privat dhe nxitjen e veprimtarisë konkrete për përforcimin e klimës së biznesit në vend.


Këshilli është një platformë e krijuar nga autoritetet Shqiptare me mbështetjen e BERZH për të intensifikuar dialogun ndërmjet qeverisë dhe sektorit privat, përmirësimin e klimës se biznesit dhe promovimin e një qeverisje të mirë. Puna e Këshillit mbështetet nga Sekretariati, një organ i pavarur i përberë nga profesionistë të përzgjedhur e kontraktuar nga BERZH për t’u angazhuar direkt me komunitetin e biznesit. Financimi fillestar i Sekretariatit është siguruar nga Italia.


Këshilli i Investimeve luan një rol të rëndësishëm në zbatimin e objektivave të përcaktuara në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga Presidenti i BERZH Sir Suma Chakrabarti dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në shkurt 2014.
Shqipëria është shteti i parë që ka aderuar në Nismën për Klimën e Investimeve dhe Qeverisjen. Me pas, BERZH ka nënshkruar Memorandume Mirëkuptimi me Moldavinë dhe Serbinë si edhe Nismën Anti-Korrupsion me qeverinë e Ukrainës. Që nga fillimi i veprimtarisë së saj ne Shqipëri, BERZH ka investuar rreth 1 miliard euro në afërsisht 70 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë./ATSH


Më të lexuarat