Zhvillohet mbledhja e Keshillit Bashkiak: Miratohet vendimi per shembjen e Teatrit
Këshilli Bashkiak në një mbledhje 'urgjente' mbrëmjen e djeshme ka miratuar vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
E diktuar nga rregullat e COVID-19, burime bëjnë me dije së mbledhja është zhvilluar online. Ndërkohë që kryebashkikau i Tiranës, Erjon Veliaj, ka paralajmëruar për të hënën në orën 11:00 prezantimin për planit të teatrit të ri Kombëtar, Report TV ka mësuar se mbledhja është bërë sonte dhe është vulosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu për shembjen e kësaj godine. E diktuar nga rregullat e COVID-19, burime bëjnë me dije së mbledhja është zhvilluar online.
Vendimi, të cilin Report Tv e disponon, “Për miratimin e shembjes së godinës të ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë, bazuar në akt-ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit ‘Mbi vlerësimin e godinës së teatrit Kombëtar'” mban datën 14 maj 2012, numër 50. Në mbrojtje të Teatrit kanë shkuar artistët, të cilët kanë paralajmëruar që do të qëndrojnë aty gjatë natës kundër shembjes, e ndërsa iu është bashkuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Teatri Kombëtar ka qenë kryefjalë e ditës së sotme, ku herët në mëngjes presidenti Ilir Meta ka dorëzuar një padi të dytë në Kushtetuese.
Ai kundërshtoi vendimin e qeverisë së pak ditëve më parë që i kaloi pronësinë e Teatrit Kombëtar bashkisë së Tiranës, e cila sot e futi në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ta shembur, teksa iu përgjigj edhe kryebashkiakut Erion Veliaj duke i thënë se "Europa nuk është vetëm euro, por kulturë. Ndërkohë, Avokati i Popullit ka nisur procedurat e shqyrtimit të ankesës në lidhje me kalimin e pronësisë së Teatrit Kombëtar nga qeveria te Bashkia. Ankesa ka ardhur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila që në krye të herës ka dalë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar me argumentin se po shkatërrohet kultura dhe historia e këtij vendi./Burimi: Shqiptarja.com