Secondary Adv

Zonat e gjelbra pa fasha orare: Nga e hena gjithcka hapur pervec ketyre aktiviteteve

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se hiqen fashat orare në zonat e gjelbra.

 

"Në të gjithë territorin ku janë zonat e gjelbra lëvizja është e lirë, me makinë, në këmbë, ose me kal. I lirë, ndërsa në zonat e kuqe rregullat ndryshojnë dhe do të mbeten kështu në varësi të numrat", tha Rama. Kryeministri u shpreh gjithashtu se nga e hëna do të ketë një hapje tërësore me përjashtim të transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore. "Vijon të lexoj sojin e papërgjegjshëm, që ky është grip, që kjo është kot, nuk ka asgjë, njëri sot, shkruante se po tani, po bëhet për protestat. Këto broçkulla ju lutem ti lëmë, ti referohemi shkencës dhe burimeve zyrtare të informacionit. Të mos merremi me llafe, që janë hapur të gjithë.

 

Ne nga e hëna përvec transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore në mjedise të mbyllura nuk do të ketë asgjë mbyllur. Hiq transportin publik, që është problemi i madh në këto kushte, por nuk e hapim ende. Hiq edhe baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, palestra, teatro, kinema, club-e nate apo lokale lodrash për fëmijë, gjithë tjetër do të jetë e hapur. Ekspozimi do të jetë shumë i madh, sidomos me baret dhe restorantet" tha ai./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat