
Veliaj prezanton skeden teknike te Teatrit te Ri: Nga siperfaqja tek financimi dhe ligji
Kryebashkaki i Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar Teatrin e Ri Kombëtar dhe parametrat që do të ketë ai.
Sipas Veliajt Teatri i Ri do të jetë 8 mijë e 930 metra katrorë, 6- fishi i të vjetrit që kishte në hipotekë vetëm 1250 m2. Veliaj thotë se Teatri i Ri do të ketë sallë të madhe me 650 vende kapacitet, dy auditore black-box dhe një sallë verore mbi tarracë. Po ashtu Teatri i Ri do të ketë edhe skenën më të madhe në Shqipëri si dhe e shoqëruar me ambiente ndihmëse të bollshme. ”Bëhet fjalë për një Teatër 8 mijë e 930 metra katrorë. Në hipotekë i vjetri kishte vetëm 1250 m2. 3 fish krahasuar me ekzistuesin, por 6-fish nga ai që ishte.
Për pjesën e zonës artistike do keimi 4 auditorë, një i madh sallë qëndrore 650 vende, 750 m2 vetëm auditore. Black- box, me shfaqje intimitet me shije të rafinuar me 15o vende. 50 vende një black-box tjetër. Një auditor në tarracë që do e shfrytëzojmë tarracën si teatër veror me 380. 630 m2 skena më e madhja në Shqipëri. Kurse pjesa e qëndrimit të aktorëve, 520 m2. Në një vend ku do të kenë komoditet por dhe hapësirë për ndërrim kostumesh. Ambiente ndihmëse vetëm për skenën. 1750 m2. Një shesh i mbuluar, këndi që krijon papioni në pjesën e poshtme do të jetë shesh dhe do të përdoret për koncerte. Përdor ngrehinën e re të Teatrit si strehë.
Do ketë zonë publike 450 m2. Ambient pritje dhe ambient ndihmëse 180 m2. Funksionet e kateringut. Teatri aktual kishte 8 lokale dhe përdornin për kafe dhe raki. Do ketë një recepsion, ndihmës, pritje për ambasadorët etj. Do ketë ambiente të përbashkëta, shkallë, korridore 855 m2. Depo 300 m2. Do ketë hapësirë për administratën 400 m2, sipërfaqje zgjerimi nëse do të duhen më shumë zyra 520 m2. Kjo është skeda teknike.”- tha Veliaj.
Teatri i ri i cili do të ndërtohet mbi të njëjtin truall dhe që do të bëhet me fonde publike, sikurse dhe shihet nga fotot e projektit të publikuara nga Bashkia e Tiranë, nuk do të ketë kulla. Madje, si garanci për komunitetin e artistëve, një pikë e tillë ka qenë sanksionuar edhe në ligjin e vjetër të miratuar në Kuvend në 2018 pas dakordësisë me aktorët dhe regjisorët. “Amendamentet e artistëve që do t’i shtohen ligjit të propozuar nga komuniteti i artistëve janë tre:1-Të mos preket territori i teatrit ekzistues. 2- Të ndërtohet një teatër pa kulla në këtë territor.
3- Pjesë e negociatave të bëhen edhe 2 prej përfaqësuesve të komunitetit të tyre. Teatri i cili do të ndërtohet në pronën e vet, do të jetë 3-herë më i madh dhe do të ketë të gjithë teknologjinë moderne që kërkuan artistë, përfshirë edhe skenën ultramoderne me rotativë.Projekti, i cili është krijuar nga një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë dhe ofron një arkitekturë me dizajn modern krijon një hapësirë unike në kryeqytet me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore./Burimi:Balkanweb
Më të lexuarat








