Secondary Adv

Bashkia e Tiranes merr dy vendime te rendesishme: Ja taksat qe falen per biznesin

Bashkia e Tiranës ka marrë dy vendime të rëndësishme për biznesin, për sa i përket taksave për shkak të krizës së pandemisë.

 

Bashkia e Tiranës ka marrë dy vendime të rëndësishme për biznesin, e para duke falur edhe për majin dhe qershorin taksën e hapësirës publike për lokalet dhe restorantet dhe të anulojë deri në gjysmën e shtatorit taksën për 300 hotele në Tiranë. I propozoj këshillit me heqjen e taksës për hapësirën publike për periudhën mars-qershor, do ta zerojmë tani që hapen. 

 

Kjo nuk do të thotë zaptim, por atë që ke e ke pa pagesë. Është një ndihmë për të gjitha baret dhe restorantet. Në 1 qershor do të hapim parkun Rinia, mund të përdoret edhe për një klasë në ambient të hapur. Pra bëhen katër muaj, mars, prill, maj dhe qershor. Anulojmë taksën e hotelit deri në gjysmën e shtatorit, përfitojnë mbi 300 hotele në Tiranë. Për ta mbajtur për investime për të tërhequr klientët në Tiranës"./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat