Miratohet vendimi: Hiqet taksa e infrastruktures per firmat qe do bejne rindertimin
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar unanimisht aktin normativ për një ndryshim në ligjin e taksave vendore që ndërhyn në dy detaje specifike.
E pranishme për të prezantuar aktin normativ zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjerro thotë se të gjitha investimet në kuadër të rindërtimit të vendit pas tërmetit do të bëhen pa paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë. Pra të gjitha kompanitë që do të marrin pjesë në proces nuk do të paguajnë këtë taksë, që është zëri kryesor në të ardhurave e bashkive. “Ky akt normativ ka të bëjë me përjashtimin nga pagimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për të gjitha ato investime që janë në funksion të programit të rindërtimit.
Është mëse e nevojshme që këto investime të përjashtohen nga pagesa e kësaj takse. Kryesisht këto përjashtime do të jenë në kuadër të këtyre investimeve, riparimeve, restaurimeve pjesë e rindërtimit”, tha Vjerro. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar unanimisht aktin normativ për një ndryshim në ligjin e taksave vendore që ndërhyn në dy detaje specifike. E pranishme për të prezantuar aktin normativ zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjerro thotë se të gjitha investimet në kuadër të rindërtimit të vendit pas tërmetit do të bëhen pa paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë.
Pra të gjitha kompanitë që do të marrin pjesë në proces nuk do të paguajnë këtë taksë, që është zëri kryesor në të ardhurave e bashkive. “Ky akt normativ ka të bëjë me përjashtimin nga pagimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për të gjitha ato investime që janë në funksion të programit të rindërtimit. Është mëse e nevojshme që këto investime të përjashtohen nga pagesa e kësaj takse. Kryesisht këto përjashtime do të jenë në kuadër të këtyre investimeve, riparimeve, restaurimeve pjesë e rindërtimit”, tha Vjerro./Burimi: Shqiptarja.com