Ulet serish kurba e te prekurve me Covid: 5 raste te reja ne 24 ore 21-05-2020
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë. Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.
Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat, te ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
COVID-19 – Statistika (21 Maj 2020)
Testime totale 13825
Testime molekulare 12759
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 969
Raste të shëruara 771
Raste Aktive 167
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 55
Durrës 47
Krujë 31
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1/Burimi: Shqiptarja.com
Më të lexuarat
Pulla fiskale me barkod dhe gjurmim, qeveria forcon kontrollin mbi produktet e akcizës Qeveria ka miratuar ndryshime për pullat fiskale duke shtuar teknologjinë “Track & Trace” dhe barkodet, me synim forcimin e kontrollit ndaj produkteve të akcizës dhe luftën kundër falsifikimit.
Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime në vendimin
IKMT: Dy objekte në projektin e Durrës Marina kanë pësuar ulje, masat që duhet të merren IKMT ka konstatuar ulje të strukturës në dy objekte të projektit “Durrës Marina”, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme teknike për garantimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë.
Dy objekte të projektit
Qeveria miraton subvencionimin e operatorëve të transportit publik, efektet nisin nga marsi Qeveria shqiptare ka miratuar subvencionimin e operatorëve të transportit publik me 50 lekë për litër karburant, për të përballuar rritjen e kostove nga kriza e hidrokarbureve.
Qeveria shqiptare ka miratuar masën e paralajmëruar të
Autostrada Tiranë-Durrës, 13.7 mln euro të tjera për aksin nga Dogana te nënkalimi i Limuthit Autoriteti Rrugor Shqiptar ka çelur një tender me vlerë 13.7 milionë euro për përmirësimin estetik dhe gjelbërimin e segmentit nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit në autostradën Tiranë-Durrës.
Autoriteti Rrugor
40 kompani izraelite zbarkojnë në Tiranë, fokus siguria kibernetike dhe inovacioni Mbi 40 kompani teknologjie dhe sigurie kibernetike nga Izraeli morën pjesë në Samitin Shqipëri-Izrael në Tiranë, me fokus investimet, inovacionin dhe mbrojtjen digjitale.
Tirana u kthye këtë të martë në një qendër takimi për
Sot miratohet vendimi, 250 mln lekë kompensim për transportin publik nga rritja e naftës Operatorët e transportit urban, rrethqytetës dhe ndërqytetës pritet të kompensohen me 50 lekë për litër karburanti për periudhën mars-maj 2026.
Qeveria pritet të miratojë në mbledhjen e sotme një skemë financiare
Paketa e Maleve, 369 zona zhvillimi deri tani dhe 8,889 shprehje interesi Programi “Paketa e Maleve” është zgjeruar në 43 bashki të vendit, ndërsa deri tani janë regjistruar 8,889 shprehje interesi për investime në zonat rurale dhe malore.
Nisma e njohur si “Paketa e Maleve” po kthehet në një
Lufta në Iran pritet të shtrenjtojë importet dhe të vonojë furnizimet edhe në Shqipëri Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po godet transportin detar global dhe pritet të sjellë kosto më të larta importi dhe vonesa furnizimesh edhe për ekonominë shqiptare.
Tensionet mes Iranit dhe Izraelit po krijojnë pasoja të
Problemet me e-Albania, Bashkia e Tiranës shtyn afatet për aplikimet për kredi të buta Problemet teknike të portalit e-Albania kanë detyruar Bashkinë e Tiranës të shtyjë afatin e aplikimeve për kreditë e buta deri më 22 maj.
Bashkia e Tiranës ka vendosur të zgjasë afatin për aplikimet në programin e kredive
Pagesat me kartë u rritën me 30 për qind për tremujorin e parë Pagesat elektronike vijojnë të fitojnë terren në Shqipëri, ndërsa për të katërtin tremujor radhazi pagesat me kartë kanë kaluar numrin e tërheqjeve cash nga bankomatet.
Pagesat me kartë shënuan një tjetër rritje