Shpronesimet e TAP, shpallen 350 emrat ne Devoll, Korce e Skrapar
Projekti për ndërtimin e gazsjellësit TAP do të prekë një sërë pronash private. Në zonën e Devollit, Korçës e Skraparit, ku do të kalojë gazsjellësi, janë zbardhur emrat, sipërfaqet e trojeve, si dhe vlera e tyre, e llogaritur sipas ligjit në fuqi, në përputhje me Planin e Rehabilitimit të Jetesës.
Kështu, janë rreth 350 pronarë në Zonën Juglindore, për të cilët Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur kërkesën e shpronësimit dhe marrjen në përdorim të përkohshëm për interes publik.
Personat që preken nga ky projekt, të cilët kanë emrin në listën e mëposhtme, si dhe personat të cilët preken, por nuk figurojnë në këto lista, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e procedurave të shpronësimit dhe marrjes në përdorim të përkohshëm. Pronarët dhe personat që pretendojnë pronësinë mbi pasuritë që preken nga ky projekt duhet të dorëzojnë çdo dokument që disponojnë pranë ZVRPP-së përkatëse, mbi saktësimin dhe konfirmimin e sipërfaqeve, mungesat e dokumentacionit, etj.