Secondary Adv

MSH firmos urdherin: Edhe kjo fundjave me te njejtat rregulla si e kaluara

Rregullat për këtë fundjavë do jenë të njëjta me të kaluarën për 5 bashkitë që janë ende zona të kuqe dhe për këtë ka ndikuar fakti që ka pasur rritje të numrit të të infektuarve.

 

Por në urdhrin e ri për fundjavën ka kontradikta duke sjellë paqartësi te qytetarët dhe bizneset. Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e djeshme se kjo fundjavë do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara pa asnjë ndryshim me përjashtim të orarit, që të shtunën dhe të dielën e kaluar ishte deri në 17:30, ndërsa këtë fundjavë deri në 21:00. "Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë" kaq tha Rama. Por cilat janë rregullat? Sot dhe nesër pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00.

 

Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 21:00. Në urdhër theksohet se sot do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në 21:00, por taksitë, lokalet dhe restorantet mëngjesin e sotëm kanë vijuar punën normalisht, pavarësisht urdhrit që nga fundjavat e kaluara i është ndryshuar vetëm data dhe është zgjatuar ora deri në 21:00. Kjo ka shkaktuar paqartësi te qytetarët. Të dielën, urdhri i vjetër thotë se të gjitha janë mbyllur. Të shtunën dhe të dielën ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private, bazuar te fundjava e kaluar. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 5 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat