Secondary Adv

Fundjava pa makina edhe per 2 jave: Lajm i mire per rihapjen e transportit publik

Fundjava do të jetë e mbyllur edhe dy të shtuna e të diela të tjera, ndërsa pas sezonit veror, e diela pa makina do të kthehet në normë jetese.

 

Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela për tu rikthyer pas sezon it të verës ku çdo të diel minimalisht nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona", tha Rama. Ngërçi ekonomik i krijuar në si pasojë e pandemisë, Rama tha se është optimist dhe shpresëplotë që në 4 mujorin e fundit të viti me planin e ri kombëtar mund të vendoset rimëkëmbja ekonomike familjare dhe e shtetit ashtu siç ishte para pandemisë dhe viti tjetër të kalohet ky ngërç i krijuar. 

 

Kryeministri foli edhe për planin e rindërtimit dhe projekteve të tjera infrastrukturore të rëndësishme në vend duke thënë se pas 2 muaj do të nis sërish puna e ndalur në këto kantiere si pasojë e virusit. Kryeministri Rama tha se në fund të muajit do të paraqesin strategjinë e re të transportit publik ku do të bëhet dhe hapja e tij pjesë-pjesë duke garantuar shëndetit dhe rritur cilësinë e këtij shërbimi me garantimin direkt të shtetit. "Deri në fund të muajit ne do të kemi strategjinë e re për transportin publik dhe do i hapim pjesë-pjesë duke vënë në jetë një reformë tërësore të këtij sektori me një pjesëmarrje direkt të shtetit në garantimin e shëndetit sot, por dhe rritjen e cilësisë dhe standardeve për nëse në shërbimin urban dhe ndërqytetas", tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat