Secondary Adv

TAP fut gazin e pare ne seksionin shqiptar: Nis testimi, ja kur pritet te vihet ne pune

Gazsjellësi Trans-Adriatik është drejt përfundimit, dhe sipas planit duhet të mbyllë punimet këtë vit për të filluar me transportin e gazit natyror po këtë vit. 

 

Punimet janë në një fazë të avancuar dhe në fund të javës që kaloi, konsorciumi ka nisur me testimet, duke futur sasinë e parë të gazit në seksionin shqiptar. Bëhet fjalë për një seksion 4 kilometra të gjatë në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, i cili përfundon në stacionin e Bilishtit. Gjatë javëve dhe muajve në vijim ndërkohë, konsorciumi do të vijojë me futjen e gazit nëpër seksionet e tjera në vendin tonë. 

 

Pas Shqipërisë gazi do të transportohet për në Itali nëpërmjet detit. Seksioni detar është ai ku janë fokusuar më së shumti punimet në këtë fazë. Gazi që do të transportojë TAP do të vijë nga zona gaz-mbajtëse Shah Deniz II, që ndodhet në Azerbajxhan në detin Kaspik dhe ku funksionon një impiant $28 miliardë. Gazi do të transportohet fillimisht në gazsjellësin jug kaukazian, më pas në atë trans-anatollian (TANAP) e në fund nëpërmjet Tap në Europën perëndimore./Burimi: Monitor 


Më të lexuarat