Secondary Adv

Plazh ne kohe pandemie- Bashkia Durres: Lejet per cadra merren ne e-albania

Pandemia e Covid-19 do të ndryshojë edhe mënyrën e menaxhimit të plazheve në gjithë vendin. 

 

Këtë viti operatorët turistik do të aplikojnë në e-albania për kontratat e reja. Lajmi u bë i ditur nga nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri. Pandemia e Covid-19 do të ndryshojë edhe mënyrën e menaxhimit të plazheve në gjithë vendin. Këtë viti operatorët turistik do të aplikojnë në e-albania për kontratat e reja. Lajmi u bë i ditur nga nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri. "Në fillim afati për të bërë kontrata ka qenë 31 Mars në bazë të VKM-së një pjesë e mirë e operatorëve arriti të aplikonte erdhi covid në momentet që po flasim është duke hartuar VKM e reja për sezonin e ri në kushtet dhe tashmë një parcelizim i ri prioritet hotelet dhe restorantet. 

 

Shumë shpejt do të dalë brenda kësaj do aplikojnë brenda fundi i qershorit nga filli i javës tjetër kanë të drejte online e-albania dhe do të menaxhohet nga Ministria e Turizmit", tha Tahiri. I pyetur për monitorin e plazheve publike dhe private, Tahiri theksoi se sapo të dalë vendimi i këshillit të ministrave do të ngrihet Task forca për zonën bregdetare. "Ajo që plani i masave për plazhet private ne dihet që do vijë VKM e reja atyre që plazhi privat 80 % dhe 20 % publik distanca midis çadrave që pritet nga qeveria do të kemi panoramë më të qartë një sërë institucionesh për të monitoruara. 

 

Task forca me institucionet Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Krimi ekonomik etj. Janë një sërë institucionet për të monitoruar zbatimin e masave gjatë sezonit veror", tha Tahiri. Po kështu ai tha se janë marrë masa për pastrimin e rërës në bregdetin e Durrësit. "Ne si bashki jemi duke marrë masat tona. Kemi shtuar 40 punonjës të rinj pastrimi i leshterikut është bërë përpunimi i rërës", tha Tahiri. Kujtojmë se pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga data 1 qershor do të vijnë turistët e parë në hotele dhe më 10 qershor plazhet do të hapen për të gjithë pushuesit vendas e të huaj./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat