Secondary Adv

Pergatitjet per sezonin turistik: Pas hapjes se kufijve hiqet karantinimi per turistet

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi ditën e djeshme se, karantinimi për turistët me hapjen e kufijve dhe me ardhjen e çarterave do të hiqet.

 

Në një intervistë televizive Klosi tha se, “ne na duhet të krijojmë kushte”. “A jemi të gatshëm që nëse hapemi në 1 qershor, strukturat të jenë të gatshme të operojnë, të menaxhojnë turistët. Nëse do kemi hapje në qershor, pra ajo që pritet dhe siç ka qenë strategjia, ditët e programuara për këtë periudhë do shiten në shtator, tetor. Pra do zgjerohet sezoni”, u shpreh Klosi. “Ne kishim një karantinim kur fillimisht s’lejonim njeri të futej në vend. Pastaj mund të futeshe por duhet të shkoje në karantinë në hotel. Pastaj u karantinuan në shtëpi. Është alogjike të pranosh turistë dhe të karantinohen ata. Ne do ndikojmë dhe tek Komiteti Teknik për këtë. Do të ketë monitorim të situatës. 

 

Por karantinimi me hapjen e kufijve dhe me ardhjen e çarterave do bjerë. Nëse vendosim për hapjen e kufijve do shoqërohen dhe ata që do vijnë nga rajoni që ta dimë lëvizjen e tyre. Pastaj edhe për çarterat do jenë të kontrolluara”, u shpreh Klosi. “Qeveria shqiptare ka një set rregullash që i diskutojmë, të cilat kur u bënë kanë qenë që t’i kthejmë hotelet në spital. Ndërkohë kemi tani një situatë më të relaksuar. Pasja e 25 rasteve duhet të na rifreskojë memorjen që kemi ende një situatë me virus, pra është aktiv dhe mos harrojmë dhe të themi që hajde të shkojmë të lahemi se po u lamë me ujë deti shërohemi. 

 

Megjithëse sot kemi 25 raste kemi një situatë të kontrolluar sa i përket pandemisë. Dhe nëse hapemi, mund ta përballojmë situatën”, theksoi Klosi. “Nuk ka asnjë vendimmarrje sa i përket heqjes përfundimisht zonave të kuqe dhe uroj të mos kemi shtim të të infektuarve që të kemi kthim të një zone të gjelbër në një zone të kuqe. Kjo është një vendimmarrje që nuk na takon neve”, tha Klosi. “Ky debat është i rëndësishëm se ne kemi përgjegjësinë që të mos u themi njerëzve që kjo punë mbaroi, mos u mbyllni në shtëpi. Kjo situatë i dha mundësi operatorëve për t’u përgatitur. Dhe në kulmin e pandemisë, operatorë polakë, nordikë etj. kanë paguar këste për ndërtimin e hoteleve. Janë investime të jashtëzakonshme që kanë ndërtuar hotelierët shqiptarë”, theksoi Klosi./Burimi: ata


Më të lexuarat