Secondary Adv

Brenda 3 vitesh do te permisohet sistemi i ujitjes dhe kullimit ne vend


Administrimi i sistemit të ujitjes dhe kullimit në vend do të bëhet për herë të parë përmes monitorimit online me GPS. Ky instrument do të transformojë dhe modernizojë të gjithë sistemit të administrimit të ujitjes dhe kullimit në vend.


Prezantimi i këtij instrumenti të ri që do të modernizojë administrimin e sistemit u bë sot në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti. Përmes sistemit të monitorimit bëhet gjurmimi dhe kontrolli në kohë reale, falë teknologjisë, i kapaciteteve teknike të sistemit ujitës dhe kullues në të gjithë territorin.


Ai ka të bëjë me gjurmimin në kohë reale të të gjitha kapaciteteve motorike pranë bordeve të kullimit, duke filluar nga pozicioni i tyre, vëllimi i punës dhe historikun e gjithë punëve të bëra. Ministri Panariti theksoi se sistemi i gjurmimit do të shmangë abuzivizmin që për vite me radhë ka shoqëruar këtë sektor dhe do të maksimalizojë efektivitetin e fondeve publike për pastrimin e kanaleve për veprat ujitëse dhe në tërësi, për mirëmbajtjen e gjithë sistemit të kanaleve ujitëse dhe kulluese.


Kryeministri Rama, i pranishëm gjatë aktivitetit të ditës së sotme në Ministrinë e Bujqësisë, ka deklaruar se bujqësia do të zhvillohet më tej, pasi brenda 2 viteve e gjysmë pritet të mundësohet për 1000 familje sistem ujitje, në mënyrë që të shmangen përmbytjet.
“Janë më shumë se 100 mijë familje fermere që do t’u mundësohet ujitja pas 20 e kusur vitesh. Gjithçka do të ndodhë brenda 2.5 viteve të ardhshme, duke plotësuar kuadrin e një zotimi ambicioz, por të arritshëm të shumicës sonë qeverisëse. Kjo do të sjellë një nxitje të mëtejshme të rritjes së ekonomisë familjare në fshat dhe ekonomisë bujqësore në rang vendi. Ne jemi të bindur se kemi të gjitha mundësitë dhe instrumentet për të siguruar një përmirësim cilësor dhe sasior të kullimit të vendit e për të shmangur përmbytjet”, tha Rama.


Në këtë kuadër kryeministri është zotuar se t’i jepet fund abuzimeve për vite me radhë në sektorin e bujqësisë ku sipas tij janë shpërdoruar fonde pa fund pa bërë asgjë për përmirësimin e sistemit. Sipas Ramës në 2, 5 vitet në vazhdim do të bëhet realitet jo vetëm përmbushja e nevojës për ujë e tokës që aktualisht shfrytëzohet për bujqësi, por edhe dyfishimi i kësaj nevoje, duke monitoruar në mënyrë strikte sistemin.


“Kemi marrë një zotim ambicioz; të çojmë ujë në çdo parcelë ku punohet me tokën. Në 20 vjet, krahasuar me vitet ‘91-9’2 mundësia për ujitje ka ardhur duke u ngushtuar jo zgjeruar. Sot kemi në ujë vetëm 110 mijë hektar nga 420 mijë që kishte Shqipëria në vitin ‘92 të ujitur. Në vijim të mandatit tonë, do të dyfishojmë të gjithë nevojën e tokës që aktualisht është në shërbim të bujqësisë apo që mund të vihet për ujë, por edhe për të garantuar kullimin”, tha Rama.


Më të lexuarat