Secondary Adv

Projekti per impiant eolik ne Lanabregas: Hapet gara per studimin e fizibilitetit

Hidrocentrali i Lanabregasit po planifikon të shtojë kapacitetet prodhuese të energjisë, duke shfrytëzuar potencialin e erës në zonë. 

 

Përmes një procedure tenderuese me vlerë 3.2 mln lekë shoqëria kërkon hartimin e studimit të fizibilitetit për vendosjen e një impianti eolik, ku ndër të tjera duhet të përcaktohen të dhëna për potencialin e erës në zonën e propozuar, shpejtësinë minimale dhe maksimale të shfrytëzueshme të erës apo tipin dhe lartësinë e kullës eolike. Sipas shoqërisë, nisur nga shpenzimet e shumta vjetore që HEC Lanbregas sh.a ka si pasojë e pagesës së energjisë elektrike që konsumohet nga stacioni i pompimit, lind e nevojshme studimi për burime të tjera alternative të rinovueshme me qëllim fuqizimin ekonomik dhe mbarevajtjen e kompanise. 

 

Ndërkohë që, sipas vleresimit paraprak te kryer nga  ana e stafit Teknik i shoqërisë, vendodhja më e përshtatshme është zona e Kasharit, por ajo mund të ndryshojë në varësi të studimit të fizibilitetit. Kjo nuk është hera e parë që hidroencetralet planifikojnë të shfrytëzojnë burime alternative të prodhimit të energjisë. Kështu, Korporata Elektorenergjetike Shqiptare planifikon ndërtimin e impiantit lundrues fotovoltaik mbi rezervuarin e HEC-it të Vaut të Dejës, me një kapacite prodhues 12.9 MWp, ndërkohë që sipërfaqja e planifikuar e e paneleve është 118 mijë m2. Po ashtu, një impiant lundrues pritet të instalohet nga kompania Statcraft mbi rezeveruarin e hidrocentralit të Banjës./Burimi: Scan


Më të lexuarat