Secondary Adv

Fundjava pa kufizime: Ja cfare hapet dhe qendron mbyllur nga 1 qershori

Hiqen kufizimet e orareve për liri dalje dhe për automjetet këtë fundjavë.   

 

E shtuna dhe e diela do të jenë ditë normale. Edhe bizneset nuk kanë më fashë orari që t'i ndalojë. Ato do të vijojnë të qëndrojnë të hapura. E ndaluar deri në 1 qershor do të jetë vetëm dalja nga zonat e kuqe në zonat e gjelbërta deri të hënën kur këto kufizime do të hiqen. Nga dita e parë e muajit qershor Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se hapen kufijtë tokësorë me vendet fqinje, çerdhet e kopshtet, kampionatet sportive pa praninë e publikut, parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë. 

 

Prej 1 qershorit edhe plazhet do të hapen, por vetëm për hotelierët, ndërsa për të gjithë qytetarët nga data 6. Mbetet ende mbyllur transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve. Ndërsa deri më datë 23 Qershor ndalohet të hapen kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat