Secondary Adv

Perdorimi i hapesirave te plazhit: Aplikimi ne e-albania, ja procedurat qe ndiqen

Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë ata biznese që duan të ushtrojnë aktivitetin e tyre nëpër plazhe, që të aplikojnë për leje. 

 

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë theksoi se aplikimi duhet bërë për të garantar sa më shumë siguri në mbrojtjen e shëndetit. Sipas Ramës, subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit. 

 

MESAZHI I RAMËS

🟢 Në e-Albania 👉 https://e-albania.al/, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË SIGURI NË MBROJTJEN E SHËNDETIT DHE PËR TË MOS LEJUAR MË ZAPTIMIN E PLAZHEVE QË PËR 30 VJET U KA NXIRË PUSHIMET NJERËZVE TË KËTIJ VENDI

🟢 Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit. 

 

Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni📲

🟢 Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike

Ndiqni videon e mëposhtme me të gjitha sqarimet e nevojshme!👇

Zero kosto, zero ecejake, zero rryshfet!  


Më të lexuarat