Secondary Adv

Kredite e buta: Shpallen fituesit e fazes se pare, dokumentacioni qe duhet dorezuar

Plot 2074 qytetarë janë shpallur fitues të fazës së parë për kreditë e buta të dhëna nga Bashkia e Tiranës. 

 

“Gazeta Shqiptare” zbardh sot listën e plotë me emrat e aplikantëve që arritën të kalojnë me sukses në fazën e dytë të përzgjedhjes për programin e “Subvencionimit të Intersave të Kredisë”. Ndërkohë, individët kanë afat një muaj për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar. “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social, Bashkia Tiranë, në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak me Nr. 09 datë 05.02.2020 “Për miratimin e procedurave për zbatimin e programit social të strehimit subvencionimi i interesave të kredisë” njofton qytetarët, të cilët kanë paraqitur aplikimet e tyre për fazën e parë sipas Listave si më poshtë: Fitues 2074 aplikime, Jofitues 176 aplikime. Aplikuesit të cilët nuk janë shpallur fitues në fazën e parë, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit, kanë të drejtën e ankimimit pranë Bashkisë Tiranë”,-thekson Bashkia e Tiranës.

 

Dokumentacioni

Pas verifikimit nëse janë shpallur fitues, personat që kaluan fazën e parë duhet të dorëzojnë pranë zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë e Tiranës dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues. Në fazën e dytë të aplikimit, Drejtoria e Strehimit Social, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme për Marrëdhëniet me Publikun dhe Jashtë shpallin njoftimin për dorëzimin e dokumentacionit që duhet të dorëzojnë individët apo familjet që kanë kaluar fazën e parë të aplikimit./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat