Secondary Adv

Tendera pa shpallje gjate pandemise: Ja institucionet qe prokuruan 8.9 mln euro

Rreth 8.92 milionë euro u tenderuan nga institucionet publike me prokurim të drejtpërdrejtë gjatë periudhës së epidemisë të shkaktuar nga COVID-19.

 

Rreth 1.1 miliardë lekë (8.92 milionë euro) u tenderuan nga institucionet publike me prokurim të drejtpërdrejtë gjatë periudhës së epidemisë të shkaktuar nga COVID-19, teksa një pjesë e mirë e tyre nuk lidhen aspak me situatën, ndërsa të tjerë janë shoqëruar me akuza për korrupsion dhe paligjshmëri në zhvillimin e proceduarve. BIRN analizoi nëpërmjet një databaze të gjithë të dhënat e prokurimeve publike të realizuara nëpërmjet procedurës me negocim, pa shpallje paraprake nga data 12 mars deri me 15 maj.

 

Gjatë kësaj periudhe, kjo formë prokurimi u përdor në 177 tenderë nga 113 institucione publike, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre kanë pasur 1 ose 2 operatorë pjesëmarrës, çfarë ngre shqetësime për mungesë konkurrence. Pjesa më e madhe kontratave të dhëna gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19, janë për blerjen e paketave ushqimore në ndihmë për familjet në nevojë, shërbime gatimi dhe dezinfektim i hapësirave publike dhe blerje e medikamenteve, por nuk kanë munguar dhe kontratat për roje sigurie dhe ruajtje të objekteve publike si dhe evadim të mbetjeve spitalore.

 

Institucioni me vlerën më të lartë të prokurimit me negocim, pa shpallje paraprake është Ministria e Mbrojtjes, e cila ka shpenzuar 141.5 milionë lekë për blerjen e paketave ushqimore për familjet në nevojë. Kjo kontratë është ndarë në 2 lote. Loti i parë me vlerë 101.4 milionë lekë është fituar nga kompania Eurovia sh.p.k. ndërsa Lot i 2 me vlerë 40.1 milionë lekë nga kompania Xpert Systems. Ministria e Mbrojtjes ndiqet në listën e institucioneve me vlerë të lartë të prokurimeve me negocim pa shpallje nga kompania publike Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit, si dhe bashkitë Durrës, Tiranë dhe Shkodër.

 

Përveç kompanive Eurovia dhe Experts Systems, lista e 5 subjekteve me vlerën më të lartë të kontratave me negocim pa shpallje, përfshin bashkimin e kompanive të sigurisë  “Global Security“ Eurogjici Security”, “Breçani – R.O.S.P” dhe”PC Security” të cilat përfituan një kontratë prej 99.3 milionë lekë nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë ; Albania Business Partner që ka përfituar një kontratë nga AKSHI me vlerë 85 milionë lekë, kompania Eurolab Internacional Group, e cila kë përfituar një kontratë prej 58.1 milionë lekë nga Bashkia Tiranë dhe” N.S.S Ndreu Security Services” me një kontratë me vlerë prej 17.3 milionë lekë nga OSHEE./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat