Secondary Adv

Qeveria miraton aktin normativ: Shtyhet afati per pasaportat e skaduara

Qeveria ka vendosur me një akt normativ zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së pasaportave që kanë skaduar apo skadojnë gjatë vitit 2020.

 

Edhe nëse kanë skaduar gjatë muajve të vitit 2020, pasaportat janë të vlefshme deri në 31 dhjetor 2020. Megjithatë kjo shtyrje nuk vlen për udhëtimet jashtë vendit por për efekt dokumentacioni në institucionet e ndryshme në vend.

AKT NORMATIV PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

Neni 2

Në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, pas nenit 14/2 shtohet neni 14/3, me këtë përmbajtje:

“Neni 14/3

 

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat