Secondary Adv

Qeveria po pergatitet per nje rishikim te dyte te buxhetit: Ja sa parashikohet ulja e PBB

Qeveria është duke u përgatitur për një rishikim të dytë të buxhetit. 

 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë mbledhjes online të Këshillit të Investimeve bëri një panoramë të situatës së përgjithshme makroekonomike të Shqipërisë, por edhe në kuadrin rajonal dhe atë ndërkombëtar. Diskutimet u përqendruan në situatën e krijuar në vend për shkak të pandemisë së virusit COVID 19, masave financiare dhe ekonomike që janë ndërmarrë deri më tani nga Qeveria për të përballuar pasojat dhe për reformat të cilat duhet të sugjerohen për rimekëmbjen e ekonomisë. 

 

Nga parashikimet konsiderohet që impakti i dy fatkeqësive, ai i tërmetit në nëntorin e kaluar dhe situata e pandemisë, do të krijojnë ulje të konsiderueshme të PBB-së, për të cilin dhe qeveria shqiptare është angazhuar jo vetëm në periudhën e parë të këtij 6-mujori, por njëkohësisht parashikon një rishikim të dytë të buxhetit, ku në reflektim të uljes së të ardhurave të realizuara nga administrata tatimore dhe doganore mendohet që tkurrja do të jetë më e madhe sesa parashikimi i bërë në muajin mars. Duke parë kuadrin makrofiskal jemi duke u përgatitur për një rishikim të dytë të buxhetit, ku parashikohet një ulje e PBB-së, midis nivelit -2 deri në -5%. Sigurisht, kjo do të jetë subjekt i diskutimeve në muajin korrik", ka thënë ministrja Denaj./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat