Secondary Adv

Rihapet transporti publik pas 3 muajsh: Ja rregullat e percaktuara per qytetaret

Pas më shumë se 3 muaj i mbyllur, me 15 qershor do të hapet transporti publik, e megjithatë autobusët do të funksionojnë me rregulla të rrepta anti-COVID. 

 

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila ka prezantuar edhe 3 rregullat kryesore që duhen zbatuar nga operatorët e transportit publik. Kështu, të gjithë qytetarët dhe personeli i shërbimit do të duhet të jenë të pajisur me maska, e ndërsa edhe pamjet ku autobusët janë të mbushur plot e përplot do i "përkasin të shkuarës". Nga 15 qershori, autobusët do të qarkullojnë vetëm me 70% të kapacitetit të lejuar, por është ende e paqartë se si do të veprohet kur në stacion do të ketë më shumë udhëtarë që shkon përtej këtij kapaciteti.  

 

Nga ky rregull, përftojnë edhe ato që duan të lëvizin përtej qyteteve, duke qenë se tashmë nuk ka më zona të kuqe apo të gjelbra. "Një lajm i mirë për qytetarët dhe sektorin e transportit publik. 15 qershor rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP", njofton Balluku. Përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit  kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë protestë, mes të cilave kërkonin edhe plotësimin e 6 kërkesave, duke qenë se është një nga aktivitet më të prekura nga mbyllja e për një kohë shumë të gjatë. 

 

Megjithatë, burime nga MIE informojnë gjithashtu se në bashkëpunim të ngushtë me MFE dhe pushtetin vendor, si përgjegjës i transportit urban, janë studiuar disa masa mbështetëse për rimëkëmbjen e sektorit të transportit, i goditur jo pak si pasojë e pandemisë COVID-19. Me hapjen e transportit publik, të vetmet që do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur do të jenë klubet e natës dhe transporti ajror, kjo për shkak se kufjitë ajror nuk janë hapur ende me shumë shtete./Burimi: Shqiptarja.com 


Më të lexuarat