Secondary Adv

Bashkia Fier shpall koncesion 7-vjecar per ndricimin publik ne qytet

 

Në njoftimin, e publikuar në buletinin e prokurimit publik të ditës së djeshme, Bashkia shpall garën me objekt “Përmirësimi i Shërbimit të Ndriçimit Rrugor në Bashkinë Fier, nëpërmjet një modeli të Partneriteti Publik-Privat”.


Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin, theksohet në këtë njoftim, është shtatë vjet, duke nisur nga data e lidhjes së kontratës. Më tej, në shpallje theksohet se sigurimi i ofertës duhet të jetë sa 2% e vlerës së ofertës së propozuar dhe duhet të dorëzohet së bashku me ofertën. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 1 qershor 2015, ora 11:00.
Pas nxitimit të drejtuesve të Bashkisë së Vlorës për të dhënë me koncesion për një afat shumë të gjatë parkimin e automjeteve në mjediset publike të qytetit bregdetar, pak para ndryshimit të pritshëm të drejtimit të pushtetit vendor, edhe Bashkia Fier sapo ka njoftuar synimin për të dhënë për shtatë vjet një koncesion të përmirësimit të ndriçimit publik të rrugëve të këtij qyteti.


Në rastin e koncesionit të parashikuar për Vlorën, pati një mobilizim të theksuar qytetar, por edhe politik, me Partinë Demokratike, që kërkoi anulimin e tenderave të rëndësishën ne fund-mandati. Ky anulim erdhi menjëherë, madje eliminoi nga gara për kryebashkiak edhe prefekten e Vlorës, Etjola Hoxha, duke qenë se ajo kishte patur dijeni për një garë të tillë dhe nuk kishte reaguar. Kështu, i gjithë opinioni reagoi duke dënuar dhënien e një koncesioni me afat shumë të gjatë në momentin kur Shpëtim Gjika dukej se nuk do të mbante më postin e kryetarit të Bashkisë.


Një përpjekje të tillë e bëri edhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, i cili tentoi të japë me koncesion parkimin e makinave edhe në kryeqytet, por, nisur nga jehona negative pas masimit të këtij lajmi, deklaroi më pas se do t’i kërkonte Këshillit Bashkiak të shtynte për pesë vjet dhënien me koncesion të hapësirave për parkingje publike në kryeqytet. Më parë, edhe Bashkia e Elbasanit kishte tentuar të bënte një tender të ngjashëm, por e bllokoi shpejt.


Më të lexuarat