Secondary Adv

Si do shperndahet paga e luftes: Hapat qe duhet te ndjekin individet per te perfituar

Duke filluar nga dita e Hënë do fillojë të shpërndahet bonusi i luftës për individët të cilët nuk e kanë marrë, pavarësisht se punëdhënësit e tyre nuk kanë aplikuar për ta. 

 

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për një pjesë prej tyre për të cilët administrata disponon të dhënat e llogarive bankare, pagesa do të bëhet në mënyrë automatike. Ndërsa për pjesën tjetër, do tu duhet që të plotësojnë të dhënat e lloogarive duke dërguar kërkesat apo ankesat  në adresën e email efiling.info@tatime.gov.al. Ndërkaq, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listat me emrat e të gjithë individëve përfitues ku secili prej tyre mund të kontrollojë emrin e tij dhe të ndjekë procesin deri në fund për të marrë pagesën prej 40 mijë lekësh.

 

Ndërkohë që subjektet që nuk aplikuan, pas përfundimit të afatit më 5 Qershor janë proceduar masat administrative prej 50 mijë lekësh për punonjës, ku përjashtohen vetëm ata që i kanë paguar punonjësit apo ish punonjësit e tyre. Megjithatë edhe bizneset do të kenë mundësi të ankimojnë gjobat brenda 30 ditëve. Qeveria parashikon që përfitues të bonusit nga paketa e dytë të jenë afro 190 mijë individë në total.Burimi: Scan


Më të lexuarat