Secondary Adv

Monedha europiane fiton serish pike ndaj Lekut: Dobesohet ndjeshem Paundi

Monedha europiane është forcuar këtë të enjte krahasuar me një ditë më parë pasi blihet sot me 123.9 lekë dhe shitet me 124.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

 

Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar një rritje të vlerës nga dita e djeshme me 0.2 pikë pasi është blerë sot me 109.2 lekë dhe është shitur me 110.1 lekë. Paundi britanik ka pësuar një rënie prej 0.5 pikë nga dita e mërkurë pasi referuar tregut valutor vendas është blerë sot me 137.5 lekë dhe është shitur me 139.2 lekë. Franga zvicerane ka shënaur rritje të ndjeshme këtë të enjte prej 0.7 pikë në raport me dje duke u blerë sot me 114.6 lekë dhe duke u shitur me 115.9 lekë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat