Serish dite rekord: 44 raste pozitive me Covid ne 24 oret e fundit, gjysma ne kryeqytet
Sot janë shënuar 44 raste të reja me Covid, ku gjysma prej tyre janë në kryeqytet.
Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste positive. Përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë nga 4 raste në Durrës, Kamëz dhe Shkodër, 2 në Lushnje, 1 në Vlorë, 1 në Elbasan. Ne 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 40 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 9 prej tyre. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme, por edhe raste të reja në process hetimi në terren në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë. Numri I personave që kanë humbur jetën nga virusi shkon në 35.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacien 59 vjeçar nga Lushnja, I shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, I konfirmuar me Covid-19. Vijon të ketë shtrime të reja, kryesisht nga kryeqyteti. Aktualisht janë 52 të shtruar pozitivë me Covid19, 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 21 të prekur, duke e çuar në 1001 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Krujë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare./Burimi: Monitor