Secondary Adv

Projekti per Tunelin e Llogarase: Qeveria miraton fondin per ndertimin

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për t’i shtuar 150 milionë lekë Ministrisë së Infrastrukturës. 

 

Ky fond do të përdoret për projektin “Rishikimi i studimit të fizibilitetit dhe hartimi i projektit të detajuar inxhinierik “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”. Vlera totale e projektit llogaritet 750 milionë lekë. Vendimi përcakton se ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2020. Diskutimi për ndërtimin e një rruge të re që lidh Orikumin me Llogaranë dhe ndërtimin e një tuneli në Llogara ka nisur 3 dekada më parë, pas aksidentit tragjik të vitit 1989 ku rrëshqiti një autobus studentësh që shkaktoi 20 viktima./Burimi: SCAN


Më të lexuarat