Secondary Adv

Projekti per ndertimin e Unazes se Madhe: Miratohet vendimi per shpronesimet e reja

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për shpronësimet e reja që do bëhen në kuadër të rehabilitimit të segmentit rrugor Pallati me Shigjeta– Rrethrrotullimi Shqiponja.

 

Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë” dhe “ndërtesë” sipas vendimit. Vlera e plotë e shpronësimeve për këtë segment rrugor arrin vlerën e përgjithshme prej 1 637 923 893.36 (një miliard e gjashtëqind e tridhjetë e shtatë milionë e nëntëqind e njëzet e tre mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e tre pikë tridhjetë e gjashtë) lekë. Më tej në vendim, qeveria detajon të gjitha zërat nga drejtoritë dhe minsitritë përkatëse nga ku do gjenden paratë për të mbuluar këtë kompensim financiar./Burimi: SCAN


Më të lexuarat