Shkeljet me ndertimet pa leje- KLSH: Vijojne legalizimet ne zonat e palejuara
Nga legalizimet në zonat e mbrojtura, te mosrespektimi I distancave nga rrugët, lumenjtë, apo digat, deri te mosrespektimi i afateve kohore e mosvjelja e detyrimeve.
Kontrolli i Lartë i shtetit ka zbardhur një listë të gjatë shkeljesh të kryera nga ish Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t gjatë vitit 2019. Në raportin përfundimtar të auditimeve, të disponuar nga Televizioni Scan, KLSH nënvizon se janë legalizuar objektet pa u arkëtuar taksa e ndikimit në infrastrukturë, ku mungon bashkëpunimi me Bashkitë duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit 69,1 milionë lekë. Në rreth 50 % e tyre lejet e legalizimit janë lëshuar vetëm për objektin me shënimin në lejen e legalizimit “Kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore do miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave” pa u arkëtuar detyrimi I parcelës ndërtimore;
Janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët, është cenuar trupi i rrugës, nuk ka korrespodencë shkresore me ARRSH si organi kompetent; Po ashtu, KLSH konstaton se janë kryer legalizimi i objektit informal të ndërtuar në buzë të lumit, përroi, kanal dhe digë pa respektuar distancat nga brigjet dhe në këtë rast procesi I legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej autoriteteve të ujit; Në regjistrimin e dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë, Pyll”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall”./Burimi: Scan