Secondary Adv

Objekte te ndertuara pa leje: IKMT vijon aksionin ne Velipoje, shemb 24 ndertesa

IKMT ka njoftuar përmbylljen e aksionit për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare të plazhit të Velipojës.

 

Sipas njoftimit një grup personash tentuan të bllokonin aksionin kur Shërbimet e Policisë u kërkuan të mos pengonin punonjësit e IKMT-së dhe të Policisë së Shtetit në kryerjen e detyrës, por ata kundërshtuan forcërisht lirimin e hapësirës ku do të operohej. “Në këto kushte shërbimet e FNSH-së, të Forcës së Posaçme Shqiponja dhe ato të Postës së Policisë Velipojë larguan forcërisht të gjithë personat dhe IKMT-ja vazhdoi punën, duke shembur 24 objekte të paligjshme gjatë gjithë vijës bregdetare të Velipojës,” shkruhet në njoftim. “Strukturat e Policisë Shkodër kryen veprimet procedurale dhe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të 6 shtetasve, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik””./Burimi: Scan


Më të lexuarat