Secondary Adv

Gati gara per tunelin e Llogarase: Publikohen detajet e tenderit

Ministria e Infrastrukturës ka gati detajet e procedurës tenderuese për hartimin e studimit të fizibilitetit dhe detajet inxhinierike për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. 

Në njoftimin paraprak të publikuar nga ky dikaster bëhet me dije se kompania që do të ofrojë shërbimin e konsulencës do të duhet të bëjë hartimin e projektit të detajuar të zbatimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, hartimin e preventivëve përfundimtarë, çka do të shoqërohet me rishikimin e Studimit të Fizibilitetit, hartimin e projekt-idesë përfundimtare, si dhe hartimin e Vlerësimit Paraprak të Ndikimit Mjedisor. Fondi limit që do të vihet në dispozicion nga buxheti i shtetit është 625,000,000 lekë, pa TVSH. 

 

Sipas MIE-së procedura pritet të hapet brenda muajit qershor, ndërkohë që kompania që do të fitojë tenderin duhet të ketë gati dokumentacionin e kërkuar brenda 6 muajsh. Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se vetëm për aplikantët ( shoqëri të huaja/ individ të huaj) të interesuar për marrjen pjesë në procedurën e mësipërme të prokurimit do të aplikohet procedure e përshpejtuar për 5 ditë për ekuivalentimin e lejeve të kërkuara përmes portalin e-albania. 

 

Gjithashtu, njoftimi paraprak shoqërohet edhe me licencat e nevojshme që duhet të disponojnë kompanitë e interesuara. Ndërtimi i tunelit të Llogarasë pritet të ketë një impakt të rëndësishëm të drejtim të zhvillimit të turizmit, pasi shkurton ndjeshëm kohën e aksesimit të jugut të vendit. Hapat konkretë për zbatimin e këtij projekti vijnë pas përfundimit të bypassit të Fierit, teksa paralelisht pritet të hapet dhe gara për ndërtimin e aksit Milot-Thumanë-Rrogozhinë-Fier, si pjesë e “Korridorit Blu”./Burimi: Scan


Më të lexuarat