Secondary Adv

Ngritja e burses se energjise: MIE rihap garen per zgjedhjen e aksionereve

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rihapur procedurat për zgjedhjen e pjesëmarrësve në Kapitalin e Operatorit të Tregut, apo thënë ndryshe bursës së energjisë. 

 

Procedura u pezullua për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, që bënte të pamundur plotësimin e dokumentacionit nga ana e subjekteve të interesuar. Ndërkohë që, aktualisht vlerësohet se lehtësimi i masave jo vetëm në Shqipëri, por edhe bë gjithë shtete e tjerë, por edhe perspektiva e gjendjes favorizon dhe i jep mundësinë subjekteve të interesuara të marrin pjesë në procedurën e përzgjedhjes së aksionerëve të bursës. Sipas afateve të reja, të interesuara do të kenë afat deri në datën 29 qershor për të paraqitur dokumentet, duke vijuar më pas me krijimin e këtij instrumenti të rëndësishëm për tregun e energjisë. 

 

Operatori i Tregut do të operojë në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike në Shqipëri në formën e një shoqërie aksionare, të ndarë financiarisht dhe ligjërisht nga shoqëria “Operatori i Sistemit të Transmetimit”. Ngritja e bursës parashikon listimin e prodhuesve të energjisë elektrike, duke lehtësuar blerjen e energjisë nga të gjithë ata biznese që kanë dalë në treg të lirë, duke siguruar vetë sasinë e nevojshme të energjisë. Nga ana tjetër, pritet që tregtimi me shumicë i energjisë të ulë çmimin për konsumatorët, ndërsa prodhuesit do të kenë mundësi të shesin e blejnë, duke u bërë pjesë e platformave rajonale të tregtimit të saj./Burimi: Scan


Më të lexuarat