Secondary Adv

Gjobat nga shkelja e afateve te qendrimit- Denaj: Hapen aplikimet per rimbursimet

Ministrja e Ekonomisë ka bërë me dije se është alokuar fondi për rimbursimin e penaliteteve që shqiptarët kanë marrë jashtë vendit prej thyerjes së afateve të qëndrimit.

 

Kjo vlen për qytetarët që e kanë thyer këtë afat 10 mars- 1 qershor por nga sot janë hapur aplikimet dhe ata që kanë penalitete dhe i kanë paguar duhet që të dorëzojnë në Postë dokumentacionin e vërtetimit të marrjes së penalitetit dhe të pagimit të saj si dhe numrin e llogarisë bankare. Denaj thotë se brenda qershorit rimbursohen të gjithë aplikuesit teksa në rast se nuk merret qytetarët të ankohen tek Tatimet. ”Është alokuar një fond nga buxheti i shtetit për rimbursimin e penaliteteve që qytetarët shqiptarë kanë marrë si thyerje e afateve të qëndrimit jashtë vendit për periudhën 10 mars- 1 qershor. 

 

Çdo qytetar shqiptar është i lutur të aplikojë nëpërmjet Postës Shqiptare të aplikojë nëpërmjet dokumentacionit, që vërteton marrjen dhe pagimin e penalitetit si dhe të llogarisë bankare ku do të kryhet rimbursimi. Rimbursimi do të bëhet i plotë, me lek. Jeni të lutur që prej sot ë aplikoni dhe brenda muajit qershor fondi disbursohet. Në rast se nuk e keni marrë na shkruani tek ankesat tek tatimet.gov.al.”- tha Denaj./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat