Secondary Adv

Sherbimet u goditen rende nga kriza e Covid: Ja tre sektoret me te prekur

Ndonëse vetëm gjysma e 2 e marsit ishte e mbyllur për shkak të Covid, sektori i shërbimeve ka qenë mjaft i prekur, çka është reflektuar në tkurrjen e indeksit të shitjeve neto. 

 

Më e thellë rënia ishte për hotelerinë, që ka reflektuar dhe pasojat e tërmetit të 2 nëntorit dhe për agjencitë e udhëtimit, të cilat ishin të parat që vuajtën tkurrjen e udhëtimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, Tregtia me shumicë shënoi rënie të shitjeve neto në volum me 4.3% me bazë vjetore në tremujorin e parë 2020, aktiviteti në hotele ra më 9%; në bare e restorante me 4.8%; për agjencitë e udhëtimit tkurrja ishte 7.3%. Në rritje me 6.2% ishte Transporti, Magazinimi dhe Posta dhe Informacion dhe Komunikacion me 2.1%. Efektet e plota të karantinimit pritet që të duken në treguesit e tremujorit të dytë, teksa prilli ka qenë pothuajse tërësisht i mbyllur për shumë aktivitete ndërsa një pjesë e madhe rifilluan në maj.

 

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi I automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e parë 2020, paraqiten si më poshtë: 

ï‚· Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

ï‚· Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

ï‚· Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2019.

 

Transport, Magazinim dhe Postë

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e parë 2020, paraqiten si më poshtë:

ï‚· Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 6,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2019;

ï‚· Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

ï‚· Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 1,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2019.

 

Hotele

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e parë 2020, paraqiten si më poshtë:

ï‚· Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 7,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

ï‚· Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

ï‚· Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 1,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2019.

 

Bar, Restorante

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e parë 2020, paraqiten si më poshtë:

ï‚· Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

ï‚· Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 21,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

ï‚· Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 20,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2019

 

Informacion dhe Komunikacion

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit,

Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e parë 2020, paraqiten si më poshtë:

ï‚· Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,1 %, krahasuar me tremujorin e parë 2019;

 

ï‚· Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

ï‚· Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2019. 

 

Agjenci udhëtimi

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e parë 2020, paraqiten si më poshtë:

ï‚· Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 7,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2019;

ï‚· Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Burimi: Monitor 


Më të lexuarat