Secondary Adv

Demet nga termeti ne Tirane: Bashkia publikon listen e dyte te demshperblimeve

Pas 500 emrave të parë, publikohet lista e dytë me 500 emrat që përfitojnë pagesat cash, shtëpitë e të cilëve pësuan dëme që mund të riparohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3.  

 

Të premten, Këshilli Bashkiak miratoi listën me 3 mijë emrat e parë, ndërkohë që kreu i Bashkisë siguroi se puna po vijon me intensitet për të përmbyllur plotësisht 10 mijë dosjet, duke miratuar çdo javë një listë me 3 mijë dosjet. “Janë 3 mijë familje të kategorive DS1, DS2 dhe DS3 që marrin pagesat cash. Do të vazhdojmë kështu, nga 3 mijë në çdo mbledhje, që t’i afrohemi sa më shpejt shifrës së 10 mijë dosjeve, të gjitha nga tërmeti i nëntorit”, tha Veliaj. Ky proces u realizua në kohë rekord, duke bërë të mundur që familjet të kompensohen shumë shpejt nga fondi i rindërtimit./Burimi: Shqiptarja.com  

Lista me emrat e përfituesve: https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5eef16acc156clista%20501%207.pdf


Më të lexuarat