Sipermarrja kerkon pakete te trete mbeshtetese: Te krijohet mundesia per likuiditet
Sipërmarrja kërkon nga qeveria të konkretizojë sa më shpejt paketën e tretë mbështetetëse për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pasojave të lëna nga Covid-19.
Sipërmarrja kërkon nga qeveria të konkretizojë sa më shpejt paketën e tretë mbështetetëse për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pasojave të lëna nga Covid-19, ku edhe pas rihapjes së saj nuk është kthyer ende në normalitet për shkak të aktivitetit me kapacitete të kufizuara. Në një intervistë për TV SCAN, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa, thekson se biznesit do ti duhet shumë kohë për t’u kthyer për t’u rigjeneruar.
Muçostepa komenton dy nismat e qeverisë për heqjen e tatim-fitimit dhe të TVSH-së, ndërsa sugjeron që kryesisht me ndërhyrjet në zinxhirin e Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar, të tregohet kujdes. Sipërmarrja ka adresuar një sërë kërkesash në ndihmë të sipërmarrjes, me qëllim që t’i jepet frymëmarrje pas masave bllokuese, por më kryesorja është që t’i krijohet mundësia për likuiditet./Burimi: Scan