Perfundon gjendja e fatkeqesise- APP: Kthehet ne normalitet procesi i prokurimeve
APP njoftoi sot se me përfundimin e afatit të shpallur për gjendjen e fatkeqësisë natyrore të gjitha autoritetitet kontraktore mund të vijojnë procesin e prokurimit.
APP njoftoi sot se me përfundimin e afatit të shpallur për gjendjen e fatkeqësisë natyrore të gjitha autoritetitet kontraktore mund të vijojnë procesin e prokurimit për mallra, pune ose shërbime, për përmbushjen e nevojave të tyre sipas parashikimeve ligjore në fuqi për prokurimet publike. Në kuadër të planit të masave të ndërmarra për parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19, Agjencia e Prokurimit Publik u kërkoi të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë të pezullojnë shpalljen e procedurave të reja prokurimi.
Përjashtim bënin vetëm procedurat e prokurimit që vlerësohen si emergjente apo të domosdoshme nga autoritetet kontraktore, si dhe zbatimi i kontratave që vlerësohen të domosdoshme për shkak të objektit të tyre, të cilat mund të vijojonin, për sa ishte e mundur. Gjithashtu, në rast se autoritetet kontraktor vlerësonin se, procedurat e prokurimit të shpallura ishin të domosdoshme për të mbuluar nevojat e tyre në situatën e krijuar, atëherë mund të vazhdonin për sa është e mundur hapjen dhe vlerësimin e ofertave, pa qenë e nevojshme të shtyjnë afatin./Burimi: ata