Bashkia e Klosit hap tenderin: Projekt per ndertimin e Muzeut Historik-Kulturor
Bashkia e Klosit ka hapur tenderin për ndërtimin e Muzeut Historik-Kulturor.
Fondi limit është 12 milionë e 746 mijë lekë dhe afati për aplikimet është deri me 27 korrik 2020. Ndërtimi financohet nga Komisioni Europian në bashkëpunim me Bashkinë e Klosit. Objekti i këtij projekti është ndërtimi i një objekti 2 kate në vendin e quajtur Guri i Bardhë, në Bashkinë Klos. Ky objekt do të ndërtohet në kuadër të projektit ndërkufitar “Zbulimi i atraksioneve turistike”, ku Bashkia Klos është një ndër përfitueset e projektit, që do zbatohet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Projekti ka si qëllim zbulimin e atraksioneve turistike në dy vendet fqinje, duke bërë të mundur zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Në Klos do të investohet në ndërtimin e muzeut etnografik, përmiresimin e infrastrukturës turistike në zonën e Balgjaj, Ura e Vashës e zona të tjera potenciale, si dhe në mbështetjen e promovimin e ofruesve të produkteve lokale. Projekti financohet nga Bashkimi Europian, në kuadër të programit ndërkufitar 2014-2020 midis Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut. Bashkia Klos është një bashki e përfshirë në Qarkun e Dibrës. Ajo ka si qendrën e saj kryesore qytezën e Klosit.
Në territorin administrativ të kësaj bashkie përfshihen qyteza e Klosit dhe 30 fshatra, që janë pjesë përbërëse e 4 Njësive Administrative të Klosit, SuÒ«it, Gurrës dhe Xibrit. Sheshi i vënë në dispozicion ndodhet në vendin e quajtur Gur i Bardhë. Prona ka një sipërfaqe prej 2000 m2. Sheshi është i pozicionuar në një pikë shumë interesante, e cila ka një fushëpamje mbi luginën e lumit Mat si edhe mbi rrugën e Arbrit, e cila është në ndërtim e sipër./Burimi: SCAN