Secondary Adv

16 vendet mahnitese ne Europe, Shqiperia kryeson listen

 

Shqipëria turistike vazhdon jehonën e saj në faqet online të revistave Evropiane që promovojnë turizmin në botë. Këtë radhë “Tour Radar” radhit Himarën destinacionin numër një për t’u vizituar këtë verë.

 


Ndër 16 destinacionet më të preferuara lihen mënjanë Parisi dhe Londra dhe sugjerohet Shqipëria me bregdetin e saj. Ky nuk është vlerësimi i parë që bëhet për bukuritë tona natyrore dhe mundësinë që ato të jenë në axhendën e vizitorëve.Veç bregdetit, një tjetër destinacion shqipëtar janë edhe zona e vargëmaleve ku gjenden disa zona tepër të vizitueshme nga të huajtë. Kryesishtë ata dëshirojnë Thethin dhe Valbonën, por edhe vende të tjera si Dardha e Korçës apo Voskopoja


Ja lista me 16 vendet me mahnitese ne Europe:
1.Plazhet e Himarës, Shqipëri
2. Vjenë, Austri
3. Zyrih, Zvicër
4. Diku në Greqi
5. Dusseldorf, Gjermani
6. Murren, Zvicër
7. Copenhagen, Danimarkë
8. Ishulli i Kaprit, Itali
9. Amsterdam, Holandë
10. Kanali i Korinthit, Greqi
11. Berlin, Gjermani
12. Liqeni Garda, Itali
13. Kotor, Mali i Zi
14. Kitzbuhel, Austri
15. Gozo, Malta
16. Granada, Spanjë


Më të lexuarat