Hapet gara per koncesionin e Milot- Fier: 115 kilometra per 75 minuta, aks me pagese
Ministrja e Infrastrukturës ka prezantuar sot projektin e segmentit Milot- Fier i cili është 115 kilometra dhe tashmë është hapur edhe gara për koncesionin për këtë rrugë.
Balluku thotë se kjo rrugë do të përshkruhet për 75 minuta dhe do të lehtësojë qarkullimin e brendshëm, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit. "53 km gjurmë rrugë të reja dhe 62 km që do të jenë gjurmë ekzistuese, por të rehabilituara, e gjitha gjurma e ndërtuar si pjesë e segmentin Milot Fiet, do të shoqërohet nga rrugë ndihmëse, dytësore pa pagesë. Të zgjedhin mes rrugës së shpejtësisë pa pagesë, apo rrugëve dytësore të mirëmbajtura nga investitori, por pa pagesë. 0.075 euro për KM për makinë. Garancia që do të garantojë shteti është 1.2 miliard euro, 10% e shumës. 110 km në orë është shpejtësia maksimale dhe i gjithë korridori nga Miloti te Bypasi i Fieri për 1 orë e 15 minuta. Milot-Kashar brenda 2024, ndërsa Kashar-Lekaj 2026", tha Balluku.
Kryeministri Edi Rama ka thënë se aksi Milot- Fier do të jetë me pagesë por do të ketë dhe rrugë pa pagesë me kushte të tjera dhe mundësi të tjera. Ai thotë se koncesioni i rrugës kap vlerën e 1.18 miliardë euro dhe se ky është një hap para i qeverisë i cili nuk do të bëhej i mundur pa PPP. Rama tha se Korridori blu ishte pjesë e procesit të Berlinit, por për shkak të vonesave dhe burokracive qeveria shqiptare nuk do të priste deri në pafundësi por u veprua me PPP. ”Një aks rrugor për ëndrrat, shpresat e premtimet, e të gjitha viteve, ndonëse u shfaqën në vitet e pluralizmit. E kemi shpallur ambicien për Korridorin blu.
Korridori blu është vendosur në tryezën e procesit të Berlini, është kthyer në prioritet për procesin e Berlinit. Më pas është bërë i mundur për mbështetjen teknike siç e tha ministrja, për fillimin e punës për këtë korridor duke parë vit pas viti ngadalësinë e madhe dhe hendekun e madh mes çka në procesin e Berlinit është vendosur në tryezën politike, dhe çka mekanizmat e pashmangshëm europiane kanë sjellë. Ne hodhëm një hap, dhe bëmë një fakt që edhe në vende të tjera në rajon kanë bërë, duke mos pritur në pafundësi, dhe në atë hap zgjodhëm PPP, si një mekanizëm financimi për 2 pjesë të korridorit, që kanë rëndësi strategjike brenda, Milot- Balldrenin dhe Milot- Fier./Burimi: Balkanweb