Secondary Adv

Anulohen kestet e tatim-fitimit: Clirohen bizneset me xhiro 5-8 milione leke

Tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim 5-8 milionë lekë, për këtë vit nuk do ta paguajnë detyrimin tatimor.

 

Akti normativ i qeverisë ka hyrë zyrtarisht në fuqi, ku hiqet detyrimi i pagimit të kësteve për këtë kategori, me qëllim lehtësimin e biznesit të vogël pas pasojave të lëna nga COVID-19. Shkalla e tatimfitimit për subjektet me qarkullim vjetor 5-8 milionë lekë, është 5 për qind, e cila për vitin 2020 nuk do të paguhet, ndërsa për tatimpaguesit me qarkullim 0-5 milionë lekë, shkalla tatimore është zero. Sipas legjislacionit në fuqi ky detyrim paguhet në 4 këste për çdo tremujor, të caktuara në Prill, Korrik, Tetor dhe Dhjetor.

 

Po ashtu, akti normativ datë 23.4.2020 “për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, përjashton gjithashtu nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë investimet, në kuadër të programeve të rindërtimit. Programet e rindërtimit, objekt i këtij përjashtimi, janë disa programe që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të shëndetit të banorëve të zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Të tilla janë programi i zhvillimit të objekteve të reja, programi i ndërtimit të infrastrukturës publike dhe infrastrukturës kritike në zonat e dëmtuara nga tërmeti./Burimi: Scan


Më të lexuarat