Secondary Adv

Nga rindertimi i shkollave tek diplomat- Shahini: Viti i ri shkollor vijon me mesim online

Ministrja e Arsimit në një konferencë për mediat foli për shumë tema të rëndësishme gjatë këtij viti akademik.

 

Fillimisht Besa Shahini foli për vështirësitë që ka patur ky sezon për shkak të peripecive: "21 mijë nxënës janë zhvendosur nga shkollët e tyre në shkolla të tjera dhe kjo ka paraqitur vështirësitë e veta kur ka filluar pandemia, që na detyroi të marrim masat. Kur filloi hapja ishte shumë e vështirë të kthenim nxënësit në shkolla. Edhe terëmeti edhe kjo na e vështirësoi shumë punën. Tashmë i gjithë buxheti ka shkuar për ndërtimin e shkollave. Deri në fund të këtij viti është parashikuar 38 shkolla të ndërtohen ose rindërtohen jashtë Tiranës dhe 20 brenda Tiranës. Kërkes e parë për Mninstrinë e Rindërtimit ka qenë që prioritet të marrin shkollat me më shumë nxënës.

 

Përkundër presionit të hatashëm, kemi arritur të ruajmë dy prohjekte të mëdha. Kemi arritur të ruajmë projektin e librave falas. Sivjet do të përfshijmë edhe klasën 6 dhe 7. kemi arritur gjithashtu edhe fashat e grupeve që përfitojmnë libra falas në gjimnaze dhe shkollën e lartë. Kominiteti egjiptin do i përfitojë falas deri në vitin e 12. Braktisja e shkollës është ulur shumë në 10 vitet e fundit sepse çdo i ri dhe e re meriton të ketë qasje në arsim. Projekti i dytë shumë i kushtueshëm është pakti për universitetin. Mbi 90% e studentëve përfitojnë nga ky pakt, ndërsa përsa i përket bursave përfuitojnë studentët ekselentë."

 

Më pas Shahini foli për mësimin online të zhvilluar për shkak të pandemisë ku në përgjithësi e cilësoi si të suksesshëm. "Më 9 mars për shkak të COVID-19 mbyllëm shkollat për të parandaluar përhapjen. Arritëm për shkak të përkushtimit të mësuesve që të kalojmë në mësimin e kushteve të shtëpisë. Mësimi online dhe rtsh shkollë. Ka funksionuar shumë mirë dhe ka patur zero rezistëncë nga mësuesit, nxënësit dhe prindërit. Por jemi të vetëjdishëm se nuk ka qenë cilësia më e mirë, por jemi përpjekur sa ka qenë e mundur. 1.2 milionë video, selfie-video, që ia kanë dërguar mësuesit nxënësve të tyre.

 

9400 nxënës nuk kanë marrë pjesë në mësimin online fillimisht, por me një donacion 5000 nxënës u gjet zgjiedhja. Fokusi në shtator kur të kthehemi në shkolla është që të sheshojmë problemet për këta nxënës. Ne vendosëm mos ta përsërisim vitin për të gjithë nxënësit. Në mars u mbyllën 60-70% të leskioneve dhe e pamë të arsyeshme që mos ta përsërisim vitin. Përsëritja nuk është dënim, por është domsosdshëmri. Do shohim se sa nxnës kanë kërkuar që të përsërisin vitin." Shahini tha se kur të filloi viti i ri shkollor me shumë mundësi mësimi nuk do të nisë si zakonisht. Gjasat janë që një pjesë e nxënësve do ta bëjnë mësimin sërish online. "Në shtator mësimi do filloj ashtu siç është planifikuar, por nuk do të jetë i njëjtë.

 

Do vazhdojmë me mësimin e përzgjedhur. Pra një pjesë e mësimit do zhvillohet në shkollë, ndërsa pjesa tjetër do mbesë online dhe do vazhdojë edhe në rtsh shkollë. Për planet e detajuara do të nduhet edhe pak kohë, pasi varet edhe për shkak të COVID-19. Nëse izolohet në gusht atëherë i kthehemi normalitetit." Ndërkohë ministrja sqaroi edhe protestat e maturantëve, të cilat sipas saj kanë qenë të nxituara politikisht, pasi sidomos niveli i provimit të Gjuhë-Letërsisë ishte shumë i lartë. "Nga dita e hënë kanë filluar të shpërndahen diplomat për maturantët. Provimet sivjet kanë qenë më të lehta se vitet e tjera. Për shkak të tërmetit dhe pandemisë.

 

Rezultat që tashmë kanë dalë për të gjithë lëndët tregojnë se ka shumë më shumë nxënës që kanë marrë nota të mira dhe nuk kanë mbetur. Këtu nuk ka më dilema. Do marrim masat ndaj personave që publikuan testet para provimit edhe pse nuk ka patur mundësi kopjimi. Ata që kanë ardhur me telefona do presin një vit për testet e maturës. Protesta u nxit nga opozita, por kishte diçka që duhet të marrim serriozisht. Provimi i gjuhë letërsisë ishte me standartin më të lartë sepse orintohet nga persona me këto standarte. Këta persona janë të trajtuar. 

 

Provimet e tjera duhet të arrijnë këtë standart. Kanë kërkuar nxënësit që të bëhet një harmonizim edhe i testeve të tjera me atë të gjuhë letërsisë. Do ketë penalizme për mësuesit e gjimanazeve të cilët maturantët marrin 4 nota më pak në provimin e maturës se nota mesatare gjatë viteve. Deri vjet ka patur dy raunde për maturantët që të rregjistrohen në universitete, por ka patur edhe një raund jo formal pasi janë mbyllur këto dy. Tani do të bëhen fomrale të tre raundet." Ndërkohë për polemikat e datës së zgjedhjeve në universitete, që u përzgjodh 30 korrriku, Shahini sqaroi:

 

"Roli i ministrit në zgjedhjet e datave është plotësisht nominal. Më pas për zgjedhjet e tjera janë universitet. Kam menduar që të jetë e njëjta ditë për të gjithë universitetet. U shtynë datat në fillim për shkak të pandemisë dhe mbeti deri këtu sepse rektorët ishin të paqartë. Dy javët e fundit kam patur shumë takime. Ne i shqyrtuam të gjithë datat e mundshme, vjeshta po duket e paqartë, kështu që u pa e arsyshme të zhvillohen në datën 30 korrik. Me urdhrin e parë që kemi nxjerr në janar kemi kërkuar që të bëhet kontrrolli antiplagjatur për diplomat."/Burimi: Shqiptarja.com 


Më të lexuarat