Secondary Adv

Rindertimi ne Tirane: Prezantohet projekti per lagjen e re te Kombinatit

Kryeministri Rama prezantoi të martën planin për rindërtimin e zonës së Kombinatit, ndër më të dëmtuarat nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Në lagjen e re, të quajtur KombinArt, do të marrin apartamente të gjitha familjet, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti. Po ashtu do të rindërtohen dhe 4 shkolla. Në lagjen e re parashikohet të ndërtohen 5 sheshe publike: Sheshi i Teknologjisë (TECH Square), Sheshi i Muzeut (Museum Square), Sheshi Universitar (University Square), Sheshi Garibaldi (Garibaldi Square) dhe Sheshi i Gastronomisë (Gastronomy Square). Ministria e Kulturës Margariti tha se qëllimi është që me planin e ri Kombinati të kthehet në një pol të ri zhvillimi ekonomik, social, kulturor.

 

Arkitekti italian tha se “Kombinati ka pasur shumë dëme nga tërmeti dhe për fat të keq shumë shtëpi duhet të shemben, por le ta marrim këtë tragjedi të tërmetit si një mundësi  për të menduar këtë pjesë të qytetit të vlerësojmë historinë dhe shtëpitë e saj e të mendojmë sesi kjo lagje të bëhet një burim për Tiranën”. 

“Në radhë të parë ideja që përreth kësaj lagjeje të ketë një park dhe ajo të ketë një lëvzishmëri shumë të lidhur me këmbësorët dhe rruga kryesore që është aksi lidhës përmes kësaj lagje mund të përfshihet dhe futet në tokë dhe të dalë pas 400-500 metra dhe ta lërë sheshin si një element lidhës midis pjesës jugore dhe veriore të lagjes me në mes një shesh të madh të mbuluar, shumë të bukur”, – tha Casamonti. 

Sipas tij, këto duhet të jenë vende ku fëmijët, të moshuarit, këmbësorët të lëvizin lirshëm, t’i kthehen vendeve të kultrës, do të ketë muze, ku mund të bëhen ekspozita apo vepra arti. “Nëse do t’ia dalim mbanë të fusim një pjesë të rrugës nëntokë dhe midis lagjes ekzistuese dhe asaj që ishte dikur duke shmangur trafikun dhe duke bërë që njerëzit të lëvizin në sheshet kryesore, poshtë këtyre shesheve do të ketë edhe parking”, – theksoi Casamonti duke shtuar se protagonistë në sheshe nuk do të jenë mjetet, por njerëzit”. 

Arkitekti italian tha se “KombinArt ka ka katër sheshe, do të përfshijë apartamente të reja falas për gjithë familjet e prekura dhe një potencial zhvillimi për akomodimin e 20,500 banorëve, 4 institucione të reja arsimore dhe – 9 pika sociale e kulturore”. “Do të ketë shumë banesa sepse një prej objektivave të qeverisë shqiptare dhe bashkisë së Tiranës është ti japin strehim shumë njerëzve që humbën banesat për shkak të  tërmetit”, – tha Casamonte./Burimi: Exit.al 


Më të lexuarat