Secondary Adv

Amnistia pastron 2.4 mld euro- Denaj: Me tej ngrihet sistemi i gjurmimit

Amnistia fiskale dhe penale synon të eliminojë gapin që kanë krijuar bizneset midis të ardhurave reale dhe atyre të deklaruara, duke i “zhveshur” nga përgjegjësia penale. 

 

Ministrja e Financave Anila Denaj, sqaron se qëllimi i amnistisë është formalizmi i ekonomisë dhe nga një llogaritje paraprake, mendohet që të legalizohen afro 2.4 miliardë euro. Drafti përjashton kategorikisht individët që nuk përfitojnë, ndërsa synohet që përtej këtij afati 1 vjeçar, të ngrihet një sistem efikas gjurmimi. Ministrja Denaj, komentoi edhe ndryshimet e bëra për herë të tretë në buxhetin e shtetit, ku sipas saj synojnë të akomodojnë disi dy goditjet që mori ekonomia shqiptare, atë nga tërmeti dhe nga pandemia COVID-19. Ndryshimet e bëra së fundmi në buxhet përmes një akti normativ, reflektuan ulje të të ardhurave me 346.5 milionë euro në raport me rishikimin e fundit, rritje të shpenzimeve me 169.6 milionë euro dhe rritje të defiçiti buxhetor në shifrën rekord prej 133 miliardë lekësh./Burimi: Scan


Më të lexuarat