Secondary Adv

6.5 milion euro per fermeret ne gjashte qarqe te vendit

 

Rreth 1 mijë fermerë në 6 qarqe të Shqipërisë, do të përfitojnë mbështetje me grante në vlerën e 6.5 milion euro të akorduara nga qeveria e Danimarkës dhe Gjermanisë për të mbështetur zhvillimin e sektorit agroushqimor.


Qeveria gjermane dhe ajo daneze kanë akorduar një fond me vlerë rreth 6.5 milionë euro që do t’u jepet fermerëve grant për zhvillimin e aktivitetit bujqësor.
Konkretisht bëhet fjalë për qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçës dhe projekti do të zbatohet për një periudhë 3-vjeçare, ndërsa aplikimet do të nisin javën e ardhshme. Ambasadorët e dy qeverive donatore vlerësuan se këto grante do të kenë ndikim të madh në rritjen e mirëqenies së banorëve të zonave rurale.


Projekti
Projekti, i cili do të zbatohet nga GIZ, është hartuar në bashkëpunim me ministrinë e Bujqësisë dhe parashikon që përfitues të jenë 6 qarqe të paavantazhuara të vendit.


Rolan Çela, zv.drejtor i projektit GIZ, u shpreh se, të mërkurën për median se grantet do të adresohen për dy drejtime, investime në fermë që parashikon të mbulojë 65% të investimit dhe për grumbulluesit dhe agropërpunimin duke mbulur 70% të investimit.
Thirrja e parë u shpall më 17 prill dhe interesi ka qenë tejet i lartë. Procedurat që duhet të ndjekin fermerët për të përfituar grantet, nuk janë të komplikuara. Masa e financimit për fermerët do të jetë e ndarë sipas grupeve të investimeve që do të bëhen.Aplikimet e fermerëve do të bëhen në zyrat që GIZ ka ngritur në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçës. Para kontraktimit, GIZ dhe Ministria e Bujqësisë bëjnë verefikime në terren dhe pas lidhjes së kontratës dhe përfundimit të investimit sipas saj, do të bëhet pagesa.


Më të lexuarat