Secondary Adv

Brenda vitit rindertohen mbi 1000 banesa: Deri tani 18 mld leke te investuara

Ministri i Rindërtimit tha në parlament se deri në fund të vitit do ndërtohen 1 mijë banesa për qytetarët e prekur nga tërmeti, ndërsa shtoi se deri tani janë investuar 18 mld lekë. 

 

17.5 miliardë lekë janë përdorur nga  buxheti i shtetit dhe 500 milionë dollarë nga donatorët e brendshëm. Ai shton se deri në fund të vitit do të investohen edhe 34 miliardë lekë të tjera. ”Programi i Rindërtimit, as për shkak të COVID, as për shkak të klimës politike, nuk ka ngelur në mes të rrugës. Jemi në fazë të avancuar të ¾ të programeve të avancuara. Pavarësisht situatës së COVID-19, ne nuk hoqëm dorë nga rindërtimi. Në fillim të vitit kishim 10 mijë familje në çadra. Sa herë e përmendja këtë fjalë, kisha dhimbje se mendoja që një numër i madh familjes ishin në të ftohtë apo dhe në të nxehtë. Nuk e kemi shëruar këtë plagë. 

 

Por sot 13 mijë familje janë me qira, që qeveria u ka akorduar qiranë në 2 miliardë, dhe deri në fund të vitit shkon në 2.9 miliardë. Janë investuar gati 18 miliardë lekë. Pra 17.5 nga buxheti, dhe 500 milionë dollarë nga donatorët privatë brenda vendit. Deri në fund të vitit, janë akorduar dhe 34 miliardë lekë, apo 340 milionë dollarë. Janë dhe 25 miliardë lekë vitin tjetër, nga donatorët privatë. Afati kohor i ndërtimit shkon nga 4 muaj- 5.5 muaj. Janë mbi 1000 banesa që do të presin qytetarët para 31 dhjetorit”- tha Ahmetaj./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat