Perfundon sot afati i individeve per deklarimin e te ardhurave te 2014
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, DPT, plotësimi i deklaratës bëhet vetëm në formë elektronike. Udhëzimet e DPT-së përcaktojnë që deklarata individuale vjetore e të ardhurave duhet plotësuar nga individët rezidentë në Republikën e Shqipërisë që realizojnë të ardhura personale mbi 2.000.000 lekë në vit, si dhe personat jorezidentë (individë të huaj) që realizojnë të ardhura me burim në vendin tonë mbi 2.000.000 lekë në vit.
Shtetasit Shqiptarë Për shtetasit shqiptarë (që janë pajisur me kartë identiteti) deklarata individuale vjetore e të ardhurave duhet detyrimisht të plotësohet nga faqja e internetit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
• Klikoni në adresën : www.tatime.gov.al, • Në kutinë shërbimet, zgjedh "eSherbimet -Tatimet e mia", dhe klikoni "Regjistrim Ketu", • Plotësoni të dhënat personale
Shënim: Pasi jeni regjistruar, mund të hyni në eFiling!
Shtetasit e huaj Ndërsa shtetasit e huaj duhet të regjistrohen në Administratën Tatimore si tatimpagues të të ardhurave individuale. Për t’u regjistruar, ata duhet të paraqiten në zyrat e shërbimit të tatimpaguesve dhe individi jep disa të dhëna identifikuese dhe më pas pajiset me një numër identifikimi nga sistemi. Pasi personat jorezidentë pajisen me user name dhe password-in përkatës, mund të hyjnë në e-Filing. • Pas hyrje në sistem tek "Deklaratat", zgjedh "Tatimin mbi të Ardhurat Individuale", kliko krijo "Deklaratë"dhe zgjidh periudhen 2014 (14 A) që do të deklarohet. • Plotëso Formularin për të ardhurat e realizuara dhe tatimet e mbajtura. Nëse jemi të bindur për plotësimin e saktë, Kliko "Ruaj, dhe shëno gati për përpunim". • Në rast se deklarata rezulton me Tatim për tu Paguar, atëhere kliko "Printo Urdhërpagesën".