Secondary Adv

Masat anti Covid kosto e larte per biznesin- Jaka: Nje mbyllje e 2 e paperballueshme

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia qeveria ka vendosur një protokoll të rreptë sanitar për tu zbatuar nga bizneset.

 

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka thotë se zbatimi i tij ka një kosto për biznesin dhe analiza e përballimit të tyre nga sipërmarrja do të trajtohet nëpërmjet një platforme qe do t’i paraqitet qeverisë. “zbatimi I protokollit ka edhe një kosto dhe kjo është ajo cfarë ne po mendojmë për të trajtuar me qeverinë për të parë me shume kujdes se kush do I përballoj kostot dhe humbjet që shkakton protokolli, kështu që një analizë e hollësishme do bëhet pas një periudhe 3 mujore në mënyrë që të dalin edhe kostot evidednte se kush janë.” -tha ai. Jaka pohon se nëse do të rikthehen masat shtrënguese pasojat për ekonominë do të ishin të rënda.

 

“Të jemi të kujdesshëm dhe mos të provokojmë masat shtrënguese në mënyrë që ekonomia shqiptare të filloj dhe të ketë rritjen e saj dhe kthimin e saj në normalitet, është momenti që ne duhet të performojnë ndryshe sepse pasojat e covid janë jashtëzakonisht të rënda për ekonominë tonë dhe një ekonomi e brishtë e e ka të pamundur që të mbaj këto pasoja në qoftë se ne nuk reagojmë shpejt për të dal nga kjo situatë.”-theksoi Jaka. Për t’i ardhur në ndihmë biznesit deri më tani qeveria ka hartuar dy paketa ndihme të cilat janë orientuar më shumë në mbështetjen financiare të punëtorëve dhe familjeve në nevojë dhe dy garanci sovrane për paga dhe kapital pune./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat